Bayern Munchen u mund nga Milan në miqësoren e zhvilluar në Çikago, për turneun veror

International Champions Cup.

Për kënaqësinë e tifozëve amerikanë, në fushë zbritën dy emra të mëdhenj të Europës, edhe pse ende jo në formën e tyre më të mirë.

Trajneri i ri i bavarezëve, Carlo Ancelotti, ishte përballë të kaluarës dhe u duk se gjithçka po i shkonte mbarë, edhe pse Milani kaloi në epërsi.

Bayern barazoi me golin e shënuar nga francezi Franck Ribéry, që duket krejt i rinuar. Alaba shënoi të dytin për gjermanët, por gjithsesi rrezikuan të humbisnin pasi italianët u përgjigjën dy herë.

Autorët e rrjetave ishin Andrea Bertolacci dhe Juraj Kucka.

Riberi barazoi përfundimisht rezultatin në 3 – 3 dhe fituesi u vendos pas penalltive. Heroi i mbrëmjes ishte portieri i ri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, që priti penalltinë e brazilianit Rafinja, ndërsa Bonaventura vulosi suksesin italian.

Tv Klan