Tuchel: Më shumë se unë nuk e do njeri fitoren, Sarri: Loja në mbrojtje ide e keqe

Champions League është ndoshta rruga e vetme e Bayern Munich për titull këtë sezon. Gjermanët janë eliminuar tashmë nga Kupa, ndërsa distanca me kreun e Bundesligës ka shkuar në 10 pikë. Edhe në Ligën e Kampionëve, gjiganti bavarez është përballë një prove të vërtetë, përmbysjen e humbjes 1-0 ndaj Lazios.

Një skenar për të cilin trajneri Tomas Tuhel kërkon ta përmbush në “Allianz Arena”, pasi shpreson që ky 90 minutësh të mos jetë i fundit për Bayern në Europë këtë sezon.

“Fitorja ndaj Lazios është e rëndësishme, e urrej humbjen. Ne nxjerrim mësime nga çdo ndeshje, ajo që vlen është të qëndrojmë pozitiv. Askush nuk dëshiron më shumë se unë që të fitojmë dhe të kualifikohemi më tej. Bayern i duhet për të mos qenë dueli i fundit në Europë.”

Në krahun tjetër, Lazio synon të ruaj avantazhin e takimit të parë për të prekur çerekfinalen. Për trajnerin, Mauricio Sarri nëse skuadra tregon guxim në fushën e lojës, Bayern do ta ketë të vështirë për të thyer prapavijën e italianëve.

Ai pranoi se gjermanët kanë një ekip me cilësi të lartë dhe shënojnë me lehtësi, por kjo nuk do i detyrojë për të pritur dhe mbrojtur ndaj ofensivës së kundërshtarëve. Sfidë e hapur konsiderohet edhe ajo mes Real Sociedad dhe PSG. Francezët shkojnë më të favorizuar pas fitores së pastër 2-0 në takimin e parë.

Klan News