putinbBashkimi Europian miratoi sanksionet e reja ekonomike ndaj Rusisë, për shkak të Ukrainës.

Objektivi kryesor është sektori i naftës.

Gjithashtu është bllokuar aksesi i kapitalit që ka në vendet europiane, Banka Ruse e Shtetit.

Të mërkurën pritet të jepen hollësi përmes një deklarate zyrtare nga Brukseli rreth sanksioneve.

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri tha se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të ndërmarrin sanksione të reja kundër Rusisë.

Perëndimi akuzon Moskën se po pajis me armatim të rëndë militantët anti-qeveritarë në lindje të Ukrainës.

Pajisja me armë të tilla shihet edhe si shkaktare e tragjedisë së avionit malajzian që u godit me raketa tokë ajër të prodhimit rus dhe që i mori jetën 298 personave.

Por Moska i hedh poshtë këto akuza dhe i konsideron sanksionet të pabaza.

Tv Klan