Bebe në madhësinë e një gishti të dorës. Këto janë modelet e pabesueshme të skulpturuara nga artistja kanadeze, Camille Allen.

35 vjeçare, i ka realizuar këto punime të veçanta nëpërmjet një teknike të trashëguar nga gjyshja e bashkëshortit të saj.

Pasi punoi me modele që kishin përmasa normale, artistja mendoi se kishte nevojë për një sfidë të re dhe aty mori spunton për të krijuar këto modele mikroskopike të foshnjave.

Ajo tregon se është shumë e lidhur me këto punime dhe kur i dorëzon ato tek klientët, e ka të vështirë që të ndahet prej tyre.

“Kur kam marrë për herë të parë në dorë skulpturën e parë kam rënë në dashuri me të dhe kështu vazhdova të krijoj bebe në miniaturë’, rrëfen ajo.

‘Pjesa ime e preferuar është kur realizoj pjesën e fytyrës. Ato duke kaq të bukur dhe mendoj se këto skulptura shfaqin gjithashtu edhe personalitet”, përfundon 35-vjeçarja./tvklan.al