Përveç çështjes ligjore që Shkëlqimi ka me familjen e tij, një problem shumë i rëndësishëm në përballjen e tij me ish-bashkëshorten, Eglantinën, mbetet atësia e dy fëmijëve. Që prej fillimit të puntatës së “Shihemi në Gjyq”, Shkëlqimi ka refuzuar kategorikisht edhe të bëjë ADN-në.

Sic u sqarua gjatë rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, binjakët kanë ardhur në jetë pas divorcit, kur ish-çifti ka tentuar disa herë të bashkëjetojë për periudha të ndryshme kohore. Eglantina është shumë e sigurt për atësinë e fëmijëve ndërkohë që sipas deklaratës së Shkëlqimit, duket se arsyeja që ai nuk pranon është fakti që nuk ka dashur të marrë përgjegjësi.

Ardit Gjebrea: Zotëria pranoi që në ato muaj që vinte dhe ikte nga ty ka patur edhe të tjera. Ti ke patur të tjerë?

Eglantina: Absolutisht jo. Për këtë po them që unë jam shumë e sigurt që fëmijët janë të tijtë dhe duhet të paguajë edhe lekët për rritjen e fëmijëve.

Shkëlqim: Në qoftë se ne kishim një marrëdhënie shumë të largët, më kupton, si ka mundësi…

Eglantina: Unë jam shumë e sigurt, ti jo.

Shkëlqim: Trego të vërtetën se mund të kesh pasur edhe marrëdhënie të tjera, nuk më intereson në fund fare, nuk e pranoj.

Eglantina: Bëj ADN-në.

Shkëlqim: Nuk ka mundësi që të jetë ashtu,e para dhe e dyta unë kam thënë unë nuk dua t’i njoh fëmijët. Nuk dua të mbaj përgjegjësi, ta kam bërë të qartë që atëherë, mos më kërko gjëra të tjera.

Eglantina: Nuk ka problem, i mbaj vetë, i rris vetë siç i kam rritur.

Ardit Gjebrea: Përse nuk ke pranuar që ta bësh ADN-në? Çfarë i trembesh ti?

Shkëlqim: Nuk dua ta bëj.

Ardit Gjebrea: Pse s’do ta bësh?

Shkëlqim: Kanë kaluar 20 e ca vjet, ne kemi kaluar pak marrëdhënie pas martese se ajo mendonte mos më ndryshonte mendjen, unë nuk e ndryshova mendjen dhe nuk bëhem pishman për atë që kam bërë në atë periudhë. Sot e kam kuptuar që e kam gabim, por deri në atë periudhë se nuk ma ndërronte dot mendjen dhe u larguam.

Ardit Gjebrea: O Shkëlqim, ajo abortoi fëmijën për ty. Më përpara tha “për dashurinë” dhe unë, nuk e kuptoj dot që thjesht për dashurinë ti të humbësh një dashuri.

Eglantina: Nuk kemi pasur atë lirinë që është sot dhe që femrat kanë sot në Shqipëri. Atëherë thoshte burri ja ku është porta, po nuk shkoi mirë, dil përjashta!

Shkëlqim: Unë i thashë hiqe se unë nuk mbaj përgjegjësi, thuaje edhe këtë të vërtetën që ta thashë këtë, që për mua ti hiqe se po i mbajte unë nuk mbaj përgjegjësi! Ti bëre me kokën tënde. Po t’i kishe hequr, s’do kishe përgjegjësi tani këtu./tvklan.al