Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për media i pyetur lidhur më çështjen e Fredi Belerit, nënvizoi se është një çështje që i takon drejtësisë dhe se është mirë që të pritet vendimi i Apelit.

Rama u shpreh se do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë duke iu referuar këtu reagimeve nga Greqia për vendimin ndaj Belerit.

Edi Rama: Ju e dini shumë mirë këtë çështje dhe arsyen pse ne s’kemi pasur zgjedhje. Ka qenë thjeshtë dhe vetëm një qasje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë. Do presim vendimin e Apelit. Zgjedhjet e reja nuk i shpall kryeministria, por Presidenti i Republikës. Do ndiqet ligji dhe standartet demokratike. Do kishte qenë e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për të gjitha çështjet brenda nga cilidoqoftë jashtë Shqipërisë sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çështjet që lidhen me qytetarë të Republikës së Shqipërisë dhe zotëria ëshët qytetar i Republikës së Shqipërisë. Nuk është as mbi të tjerët as nën të tjerët dhe ligji është i barabartë për të gjithe dhe për ne tingëllon paksa cingërisëse që të dëgjojmë zëra në gjuhë të huaj që komentojnë vendimet e gjykatave të Shqipërisë.

/tvklan.al