Talenti i Real Madridit Jude Bellingham është rikuperuar dhe i gatshëm për të luajtur në sfidën e së shtunës kundër Valencias në stadiumin “Mestaja”. Mesfushori pësoi një ndrydhje të kaviljes në nisje të muajit shkurt.

Trajneri Carlo Ancelotti tha në konferencën për shtyp se anglezi nuk është stërvitur shumë me ekipin, por ai është 100% i rekuperuar. Edhe Joselu, Eduardo Camavinga dhe Dani Carvajal janë gati për t’u rikthyer në fushë.

“Ne kemi nevojë për versionin më të mirë tonin! Skuadra është stërvitur mirë. Lojtarët që ishin jashtë javën e kaluar kthehen. Karvahal, Kamavinja, Hoselu, Bellingam janë gati! Pra, ne kemi një skuadër shumë më të kompletuar. Besojmë se do të bëjmë një lojë të mirë. Bellingam është në një formë mjaft të mirë fizike dhe do ta aktivizoj ndaj Valencias.”

Në “Mestaja” rikthehet 23-vjeçari Vinicius Jr. Braziliani nuk kishte shkelur në stadium që nga maji i vitit 2023, kur u përfshi në një incident rracor.

Ndeshja u ndërpre për 10 minuta pasi Vinicius tregoi me gisht për nga ofenduesit e tij, e më pas u përplas me lojtarët e Valencias, duke u përjashtuar nga loja.

Si pasojë, tribuna jugore e stadiumit u mbyll për pesë ndeshje dhe Valencia u gjobit me 45,000 euro nga Federata Spanjolle e Futbollit. Trajneri italian u shpreh se bota e futbollit nuk duhet ta harrojë incidentin dhe duhet të vazhdojë të denoncojë çdo abuzim racor.

Klan News