Tregu i Belshit do të zhvendoset në fshatin Marinëz, rreth 5 km larg nga qyteza. Diçka e tillë kundërshtohet nga tregtarët të cilët janë ngritur në protestë. Sipas tyre, vendi i ri i caktuar nga bashkia është i papërshtatshëm për të tregtuar.

Por nga bashkia thonë se zhvendosja e tregut është e nevojshme. Kjo për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve kryesisht gjatë fundjavave.

Sipas autoriteteve lokale tregu i ri do të plotësojë kushtet e nevojshme.

Klan News