Një 42-vjeçar nga Tirana telefonoi sot në emisionin “Aldo Morning Show”, nga ku kërkoi njohje.

Beni tha se është i pashëm dhe tashmë i është ‘tek’ për t’u martuar, por shtoi se nuk i’a var njeri.

Ai tha se kërkon një grua nga fshati dhe jo qytetare që të dalë me minifund.

“Jam Beni nga Tirana jetoj këtu tek rruga burgut. Si t’ia bëj o burr, kam ngel beqar, tashi më është tek me u martu. Punë kam sa të duash, pare kam, por s’po ma var asnji. Unë s’jam as i shëmtuar. Dua një katunare, jo qytetare që të dal me minifund. Unë jam 42 vjeç”,

tha Beni.

/tvklan.al