Plot 95 kg kanabis janë sekuestruar nga policia në Berat. Fillimisht policia ka gjetur 994 bimë kanabis në pyllin e fshatit Osmënzezë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një çadër të improvizuar me plasmas, u gjetën 95 kanabis. Policia po ashtu gjeti edhe një armë e tipi “Belçik”.

Por edhe si në rastet e tjera të shumta, autori ka mundur të largohet. Për këtë rast policia ka bërë përgjegjës 19-vjeçarin A.Gj, banues në Lushnjë. Ai është shpallur në kërkim./

tvklan.al