berisha-ne-fb_4Ish-kryeministri Berisha shkruan në një reagim në “Facebook” se në 180 ditët e fundit të qeverisë Rama-Meta janë rritur në mënyrë dramatike vetëvrasjet.

Sipas tij, të dhënat zyrtare faktojnë se në 6 muajt e fundit, vetvrasjet në Shqiperi u rriten me 54 për qind, ndërsa tentativat për vetëvrasje me 107%.

Ish-kryeministri Berisha shkruan se para kësaj situate dramatike Edvin Drama, njeriu që rrezaton çdo minutë, orë dhe ditë vetëm urrejtje, negativitet dhe zi kërkoi me cinizëm ekstrem që policia socialiste e tij të merret me trajtimin e vetëvrasjeve, pra dhe kjo vetëm e vetëm për të manipuluar shkaqet e tyre të lidhura me pushimet nga puna, rritjen e shpejtë të papunësisë, varfërinë ekstreme, pamundësinë e mjekimit etj.

Sipas tij kësaj i thonë të vetëvrasësh për së dyti viktimat e mjera dhe të terrorizosh familjet e tyre.

 

TV KLAN