Serbia nuk ka qenë në faj për bombardimet e NATO-së. Disa ditë para 20-vjetorit të sulmeve mbi ish-Jugosllavinë, në Serbi është rritur intensiteti i temës së përkujtimit. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, duke folur në një forum të tillë, ka thënë se të gjithë në Serbi kanë qenë cak të sulmit. Serbia këtë nuk duhet ta harrojë.

“Serbia duhet të tentojë të falë dhe këto pesë vitet e fundit kemi arritur të tregojmë se Serbia i është kthyer së ardhmes. Kemi arritur të ndërtojmë urat e rrënuara fizike dhe ato me partnerët që dikur na kanë sulmuar”.

Analisti politiko-ushtarak, Alleksandar Radiç, thotë se ka qenë një moment i keq i historisë për Serbinë. Asnjë ushtar i NATO-s nuk ka humbur jetën në 78 ditë. Është afër Perëndimit, por kujtimet në NATO-në janë të hidhura

“Fatkeqësisht 20 vjet më vonë, më shumë flitet me fjalorin e Sllobodan Millosheviç para një dekade. Janë kthyer disa njerëz që kanë patur rol në konfliktin me NATO-n gjatë vitit 1999 dhe ata kërkojnë shpërblim. Kjo do ta thellojë edhe më shumë ndarjen në këtë kohë në mes të serbëve dhe Perëndimit”.

Serbia është më afër Perëndimit se dikur, thotë Radiç, ndërsa NATO megjithatë është partner i rëndësishëm për Serbinë dhe komunikimi është mjaft normal pavarësisht se shpesh permendet fjala “luftë” në kontekstin e Kosovës. Radiç thotë se Serbia do të duhej të bëhet pjesë e aleancës.

“Serbia është e rrethuar me vendet e NATO-s dhe është absurde të mbajë këtë pozitë që ka. Serbia është vend partner i NATO-s, por publiku e dikton pasi nuk ka shumë opsione në këtë moment përveç partneritetit më të plotë të mundshëm”.

Serbia do ta shënojë me një manifestim ditën që e konsideron fillimin e agresionit, për dallim prej Kosovës që e shënon si fillimin e intervenimit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve dhe ndalimin e luftës.

Tv Klan