Një qen hero dha jetën pasi vrau një kobra vdekjeprurëse, në tentativë për të shpëtuar familjen e tij që po sulmohej nga zvarraniku. Dalmati Tyson i doli para gjarprit helmues, ndërkohë që po tentonte të futej në shtëpinë e familjes në Bhubaneswar, në lindje të Indisë.

Në fund të dy ngordhën, pasi gjarpri e pickoi qenin duke i injektuar helmin, ndërkohë që luftonte për jetën.

Përpara se Ameen Sharif dhe anëtarët e tjerë të familjes të ndërhynin, Tyson ia kishte dalë që ta vinte për poshtë gjarprin vdekjeprurës. Por familja pa më pas sesi qeni i tyre besnik ra përtokë dhe pak minuta më vonë ngordhi.

/tvklan.al