Greece Elections-3

Në Greqi kanë bërë betimin sot anëtarët e kabinetit të ri të përkohëshëm qeveritar, që do të kryesohet nga ish – drejtuesja e Gjykatës së Lartë, Vasiliqi Thanu – Hristofilu’. 65 – vjeçarja ka hyrë në historinë e vendit si e para grua në krye të qeverisë, pavarësisht se kjo ngjarje historike ndodh me një qeveri të përkohëshme, që pritet të zgjesë më pak se një muaj. Ajo bëri betimin tek presidenti mbrëmjen e kaluar, në prani edhe të ish – kryeministrit Alexis Tspras.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të qeverisë janë emra të rinj. Ministri i Jashtëm do të jetë Petros Moliviatis, i financave Jorgos Çuliarakis, ministër i mbrojtjes Xhon Giakos , ndwrsa ministwr i brendshwm Andonis Manitakis.

Qeveria e re ka tre femra në përbërjen e saj. Ndërkohë kanë pozitat e tyre do të vijojnë t’i mbajnë zv/ministri i financave Trifon Alexiadis dhe ministri i shtetit për korrupsionin, Panajotis Nikoloudis.

Thanu u mandatua kryeministre, në bazë të kushtetutës greke që ia akordon kreut të Gjykatës së Lartë këtë post, nëse dështojnë të gjitha tentativat për formimin e qeverisë nga të mandatuarit e presidentit. Sipas kushtetutës, Thanu do të drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e reja parlamentare. Data e zgjedhjeve nuk është përcaktuar por me shumë gjasa do të jetë 20 shtatori.

Alexis Tsipras dha dorëheqjen javën e kaluar, një vendim që u pa si një lëvizje për të eliminuar të ashtuquajturin “klan të rebelëve” brenda partisë së tij, të cilët ishin kundër paketës së tretë të ndihmës financiare prej 86 miliardë eurosh për Greqinë. Syriza kryeson sondazhet parazgjedhore me një mbështetje në 23%, nga 36% të votave që mori në zgjedhjet e janarit, që e sollën këtë parti në pushtet.

Tv Klan