“Cowboy Carter” përmban 27 këngë

Bijonse publikoi këtë të premte, albumin më të ri dhe të shumëpritur nga fansat. Quhet Cowboy Carter (Kauboi Karter) dhe përmban 27 këngë, ku spikasin Teksas Holdem dhe Sixteen Carriages (Sikstin Kerrixhis) të publikuara më herët gjatë këtij viti.

Mes hiteve të shumta, ky album, i teti në karrierën e saj ka edhe bashkëpunime me yje të tjerë të muzikës Kantri, me të cilët ka ndërthurur zërat, ku veçohet Willie Nelson me këngën Smoke Hour (Smouk Hauër).

42-vjeçarja del për të parën herë nga zhanri i saj tradicional muzikor dhe i kushton albumin e ri muzikës Country. Muajin e kaluar, me hitin “Teksas Holdem” ajo u bë e para grua afro-amerikane që kryesoi klasifikimet e muzikës së kësaj rryme në shtetet e Bashkuara.

Tv Klan