Temperaturat disa gradë nën 0 kanë ngrirë tubacionet e ujit në shumë qytetet. Nisur nga kjo situatë 62-vjeçari Vasil Kaçi, banues në lagjen Granica të Gjirokastrës ka hipur në tarracën e banesës.

Por 62-vjeçarit i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. /tvklan.al