banka-e-shqiperise

Rënia e të ardhurave në tatime dhe dogana duket se është reflektuar edhe në aktivitetin ekonomik të vendit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë paraja në qarkullim gjatë muajit qershor ra me 942 milionë lekë krahasuar me muajin maj. Kjo shënon rënien e tretë  të qarkullimit të parasë brenda 6 muajve të  këtij viti, pas tkurrjes në janar dhe mars.

Në muajin qershor 2014 tendenca e këtij treguesi ka qenë e kundërt nga ajo e këtij viti më parë, ku paraja në qarkullim shënoi rritje me afro 9.1 miliardë lekë. Për ekspertë të ekonomisë kjo tendencë në rënie e parasë tregon për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Në statistikat e qershorit me përkeqësim paraqiten edhe tregues të tjerë, si tkurrja e depozitave dhe e kredisë në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë në qershor depozitat ranë me 4.7 miliardë lekë krahasuar me muajin maj.

Ndërsa kredia në ekonomi në muajin qershor ra me 1.3% në raport me muajin maj.  Totali i kredisë ishte 552.4 miliardë lekë ose 7.4 miliardë lekë me pak.

Ekspertët e bankave presin rritje të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase dhe në valutë, gjatë tremujorit të ardhshëm.

Tv Klan