Cailey Fiesel, e cila jeton në Manhattan bleu në dyqan një fustan të zi për 40 dollarë. Disa javë me vonë ajo e veshi atë për herë të parë në punë. Ishte pikërisht ky momenti kur ndjeu një erë të rëndë.

“Pavarësisht se lëviza nga tavolina dhe eca nëpër zyrë, era nuk ikte”

, tha ajo para gjykatës ku bëri edhe padinë ndaj markës së veshjeve ku kishte blerë fustanin.

“Ndjeva diçka që më bezdiste në këmbë dhe mendova se mos ishte faji i qepjes së fustanit, por kur e preka ndjeva që kishte diçka brenda. Ngjante si një prej sensorëve të rrobave. Vendosa ta hapja dhe ishte pikërisht ky momenti kur zbulova që brenda fustanit ishte i qepur një mi i ngordhur

”, tha 24 – vjeçarja për

New York Post

.

Sigurisht e reja paditi firmën, ndërsa kjo e fundit në një reagim tha se e kishte marrë këtë rast me shumë seriozitet dhe se do të bënte gjithçka për të zbuluar sesi kishte përfunduar një mi i ngordhur në fustan./tvklan.al