Gazetari i mirënjohur dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Ines ka sjellë në jetë një vajzë.
Emri i vogëlushes është Alis. Ajo ka ardhur në jetë gjatë paradites së sotme dhe mësohet se nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.
Blendi Fevziu dhe bashkëshortja Ines kanë një vajzë adoleshente, e cila quhet Mishel. /tvklan.al