blerja e votesssProkuroria e Korçës pushon hetimet për çështjen e vjedhjes së votave ne zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Është vetë organi i akuzës që njoftoi mediat se kjo çështje nuk është më objekt shqyrtimi për shkak të ligjit të ri të amnistisë të miratuar së fundmi nga parlamenti.

Në njoftimin e saj prokuroria shprehet se persoant e akuzuar apo të hetuar për këtë çështje kanë përfituar nga amnistia dhe për këtë çështje nuk do të vijojnë aktet e tjera proceduriale.

Prokuroria citon se “Dhënia e të hollave për të votuar në një mënyrë tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me 6 muaj deri 2 vite burg.

Po ky institucion bën të ditur se personat e hetuar në lidhje me këtë çështje janë amnistuar por nuk tregon sa persona ishin për përfshirë në këtë rast.

Hetimi nisi pas publikimit në media të një videoje ku dukeshin qartë përfaqesusit e zyrës lokale të Partisës Socialiste që shpërndanin 2 mijë lekë të reja për persoant që paraqiteshin aty.

Partia Demokratike akuzoi strukturat lokale të Partisë socialiste për manipulim duke kërkuar anullimin e zgjedhjeve.

Ndërsa socialistët e Korçës thanë se paratë iu jepeshin studentëve, anëtarë të kësaj force politike që nuk kishin mundësi financiare të udhëtonin nga Tirana në Korçë.

Për këtë çështje opozita organizoi edhe një protestë në qendër të Tiraneës.

Tv Klan