Dy mjete të tjera lundruese janë bllokuar nga policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza. Policia thotë se ka dyshime se dy gomonet do përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Mjeti i parë lundrues u bllokua në zonën e Petroliferës, ndërsa mjeti i dytë lundrues “Skaf” u bllokua nga Policia Kufitare në zonën e pyllit te Akërnisë.

Mjeti i parë lundrues një skaf plastik, me gjatësi 7.5m dhe gjerësi 2.2m, me dy motorë të fuqishëm dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe se drejtohej nga dy shtetas Italianë të cilët porsa kanë parë Policinë kanë fshehur mjetin në krah të kalatës së Petroliferës dhe janë larguar.

Mjeti i dyte është konstatuar gjatë kryerjes së shërbimit nga ana patrullës së SPK Triport, në zonën e pyllit te Akërnisë, Hidrovor është konstatuar një mjet lundrues tip skaf i gjatë 8 m, i hipur në karelë dhe në afërsi te saj dhe një mjet tip kamionçinë.

Nga të dhënat paraprake rezulton se mjeti lundrues është në pronësi të shtetases L. Xh dhe përdorues mjeti S. Xh. Nga kontrolli i territorit nuk është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.