Ishin orët e para të mëngjesit të së dielës, kur në sallën operative të grupit Aereo Naval të Tarantos në Itali, ka mbërritur njoftimi nga një Patrullë e Përbashkët e Guardia di Finanza dhe Delta Force, se një mjet po lëvizte drejt brigjeve italiane.

Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter i Guardia di Financa, i cili në orën 06:10, diktoi një gomone rreth 5 metra të gjatë, me dy persona dhe disa pako në bord, në një distancë 24 milje nga grykderdhja e lumit Vjosa, që udhëtonte me shpejtësi 20 milje në orë.

Në ndjekje u vunë edhe dy mjete të shpejta lundruese të Guardia di Finanza, njëri u nis nga Puglia dhe tjetri nga Vlora, ku ndodhej edhe një efektiv shqiptar.

Gomonia u ndalua 5 orë më pas dhe u shoqërua drejt Brindisit. Brenda saj u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme, me rreth 300 kg kanabis sativa. Në pranga u vunë dy shtetas nga Kavaja, të moshës 36 dhe 46 vjeç.

Forcat e policisë shqiptare dhe italiane bënë kontrollin edhe të një motopeshkarexhë e cila lundronte disa milje në distancë nga gomonia, ku nuk u gjetën materiale të dyshimta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rrjeti të narko-trafikut.

Tv Klan