Një makinë brenda së cilës u gjetën afro 400 kg kanabis sativa u bllokua sot në Greqi. Në pranga përfundoi një shtetas shqiptar.

Personi i dytë që ndodhej në makinë u largua dhe mundi t’i shpëtojë ndjekjes së policisë. Kapja e drogës u bë në Amfilohia dhe sipas policisë makina ishte e vjedhur./ tvklan.al