Një avion Boeing 737-300 është rrëzuar pasi ka qenë duke u ngjitur për të nisur fluturimin. Ngjarja ka ndodhur në Senegal dhe ka shkaktuar 11 të plagosur, 4 prej të cilëve paraqiten në gjendje të rëndë për jetën.

Avioni që ishte nisur për fluturim për në kryeqytetin e Malit, Bamako doli nga pista në orët e para të së enjtes. Piloti u plagos lehtë, ndërsa në bord ndodheshin 78 pasagjerë. Në deklaratën e aeroportit thuhet se shërbimet e urgjencës janë mobilizuar për të evakuar pasagjerët.

“Boeing” nuk ka komentuar mbi incidentin, as Transair, kompania private nga e cila “Air Senegal” mori me qira avionin. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Edhe pse nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen, kjo vjen pasi “Boeing” po përballet me një krizë të thelluar lidhur me rekordin e tij të sigurisë.

Një derë e papërdorur shpërtheu nga një Boeing 737 Max i Alaska Airlines në Janar pak pas ngritjes në SHBA. Kompania po përballet me një hetim penal për këtë incident. Rrëzimi i avionit në Senegal vjen pasi një ish-inspektor i cilësisë në furnizuesin më të madh të Boeing tha për BBC se avionët dilnin rregullisht nga fabrika me defekte serioze./tvklan.al