Edhe Voskopoja është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të diel. Sipas gazetares Daniela Zisi, bora ka nisur para pak minutash dhe nuk raportohen probleme në lëvizjen e automjeteve.

Rruga nacionale që lidh Korçën me Voskopojën është e qarkullueshme normalisht. Ndërkohë, në të gjithë territorin e qarkut po vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.

E diela ka sjell një përkeqësim të motit në gjithë vendin, teksa në zonat malore u rikthyen reshjet intensive të dëborës./tvklan.al