Grek

Banka Qendrore Europiane do të ndalojë- te dielën- huadhënien urgjente për bankat greke. Një burim I tha BBC-së se “ e hëna do të jetë një ditë pushimi, në varësi të paraqitjes së kontrollit të kapitalit”. Bankat greke janë të varura nga Asistenca e Likuiditetit të Bankës Qendrore Europiane.  Kontrollet e kapitalit janë kufizime për sasinë e parave që do të tërheqin klientet e bankave.

Deri tani, Qeveria greke, ka treguar- sic shkruan BBC- se nuk synon të vendosë të tilla kontrolle. Sipas analistëve ekonomikë, “e hëna do të jetë një ditë e vështirë për Greqinë”. Javët e fundit, grekët kanë tërhequr miliarda euro nga bankat dhe vazhdojnë rradhët e gjata pranë bankomatëve, nga frika se bankat nuk do të mund të hapen të hënën.

Plani i shpëtimit për Greqinë e zhytur në borxhe përfundon të martën dhe bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve përfunduan pa asnjë rezultat. Ministri austriak i Financave, Jorg Shelling tha se “dalja e Greqisë nga eurozona tashme duket e pashmangshme”.

Tv Klan