Përbërësit:

2 pjesë nga brinjët e qengjit

4 lugë rozmarinë të freskët, e grirë

100 gr mustardë

5-6 hudhëra të grira

piper

 vaj ulliri

1 kg patate të freskëta

2 qepë të grira

1 limoni i shtrydhur

120 ml verë e bardhë

Përgatitja:

Ndezim paraprakisht furrën në 200 ° C. Më pas marrim një tas, hedhim mustardën dhe hudhrën dhe pasi i përziejmë marrim një furçë dhe e lyejmë mishin, të cilin më parë e kemi bërë më kripë.

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe e kavardisim me qepën, me pas shtojmë patatet e prera dhe rozmarinë. Pasi të jenë kavardisur për disa minuta hedhim mishin dhe pak më vonë dhe verën e bardhë. I lemë në sobë për vetëm disa minuta dhe më pas i vendosim të piqen në furrë për 5-60 minuta./tvklan.al