Janë mbajtur dje në mbrëmje në “O2 Arena” në Londër, e çmimet e muzikës britanike, “BRIT Award 2016″.

Mbretëresha e padiskutueshme e edicionit të këtij viti ka qenë Adele, e cila ka arriur të rrëmbejë plot katër çmime në kategoritë kryesore.

Por ajo që nuk pritej ishte reagimi i saj në një nga momentet e marrjes së çmimeve. Ishte pikërisht marrja e çmimit BRITs Globas Success Awards, që e ka prekur thellësisht këngëtaren dhe e ka përlotur në skenë.

3186E3C600000578-3462873-Breakdown_Adele_broke_down_as_she_accepted_the_surprise_award_fo-a-8_1456356798662

Ajo ka dedikuar suksesin e këtij çmimi, që vlerëson suksesin e saj ndërkombëtar me albumin e saj “21”, të birit.

Ndërsa një ndër momentet më të nxehta në skenën e e “O2 Arena”, ishte dhe performanca shumë provokuese e Rihannës dhe Drake, me këngën e tyre me të re “Work”.

3186D62A00000578-3462873-X_rated_ceremont_The_BRITS_2016_proved_to_be_one_of_the_raciest_-m-54_1456358094247

RiRi ka shkëlqyer me një veshje ngjyrë të bardhë të “Balmain”, ndërkohë që përdridhej në skenë në krah të ish-të dashurit dhe tashmë bashkëpuntorit të saj , Drake.

Fituese të tjerë të BRIT AWARDS 2016 ishin dhe Coldplay, Justin Bieber, James Bay, Bjork, etj.

Një çmim i veçatë i është akorduara dhe këngëtarit David Bowie, si Ikona e muzikës britanike./tvklan.al