Me qindra trupa ushtarake britanike dhe tanke janë drejtuar në kufirin e Bashkimit Europian me Rusinë, në atë që mund të konsiderohet shfaqja më e madhe e forcës kundër Moskës, që prej Luftës së Ftohtë.

Rreth 120 trupa mbërritën mbrëmjen e së premtes në një bazë ajrore në Estoni, shtet i cili ndodhet në kufi me Rusinë dhe e sheh Moskën si kërcënim për Perëndimin.

300 automjete do të mbërrijnë javën e ardhshme, përfshirë mjetet luftarake të këmbësorisë “Warrior”, tanke “Challenger 2” dhe armë artilerie AS90.

Sipas “DailyMail”, pritet që të dërgohen më shumë trupa dhe parashikohet që deri muajin tjetër, Britania të ketë dërguar rreth 800 të tilla. Gjithçka me kërkesë të Estonisë, si pjesë e një vendosje të madhe të trupave ushtarake të NATO –s në Europën Lindore.

Sekretari britanik i Mbrotjes, Sir Michael Fallon tha se kjo lëvizje ishte për të “treguar gaditshmërinë ndaj agresionit Rus”./tvklan.al