Hilda Jamieson, 102 vjeç, është britanikja më e vjetër në sportin e skive. Gruaja pas thuajse 80 vitesh mbi pistën, është detyruar ta braktisë atë si pasojë e një problemi të rëndë me syrin e saj të majtë.
Hilda dhe bashkëshorti i saj, janë pionierët e këtij sporti në Skoci. Ajo filloi të ushtrohej në vitet ‘30, me një palë ski të bëra vetë.
Çifti ndërtoi “Glenshee Ski Centre” në mënyrë që pasioni që ata kishin për këtë sport të ishte i prekshëm nga të gjithë, e sot ai është një ndër komplekset sportive më të mira në Britani.
Bashkëshortët ia ushqyen pasionin e tyre të bijave, një për të cilave ka qenë pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike Dimërore, në vitin 1968.
102-vjeçarja tashmë ka 10 nipa dhe mbesa dhe 20 stërnipër, ku më shumë se gjysma e tyre kanë fituar kampionate kombëtare dhe kanë përfaqësuar Skocinë në kompeticione të ndryshme./tvklan.al