Rritja e fundit e normës bazë së interesit në nëntor 2023 ka nisur të japë efektet e parë në shtrenjtimin e kredive, si ato në shuma të mëdha për blerje banese tek individët ashtu dhe tek biznesi. Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë, e cila vlerëson se interesi mesatar për individë rezultoi më i lartë në këtë tremujor në 4.3%. Ndërkohë, interesi i kredisë konsumatore qëndroi thuajse i pandryshuar nga Banka e Shqipërisë në 9.7%.

Rritja e interesave të kredisë për biznese në këtë tremujor është vërejtur kryesisht tek kreditë e vogla (shuma deri në 35 mln lekë), të cilat jepen për biznesin e vogël e të mesëm, e më pak tek kreditë e mëdha.

Rritja më e ngadaltë e interesave të kredive në lekë kundrejt atyre në euro orientuar gjithnjë e më shumë kërkesën për kredi në monedhë vendase, duke reduktuar rrezikun ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve u rritën në tremujorin e parë të vitit. Ndërkohë, gjatë muajit prill, janë regjistruar ndryshime në kahun rënës në yield-et e obligacioneve 3-, 5- dhe 10-vjeçare, me mesatarisht 0.3 p.p. ndikuar nga rënia e inflacionit. 

Tv Klan