Në rregulloren e zgjedhjeve për organet drejtuese të universitetit Bujqësor është futur edhe kontrolli antiplagjiaturë. Sipas rektorit Fatbardh Sallaku ky është një standard i vendosur tashmë, dhe ëshë detyrim për çdo kandidatë.

Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor: Kontrolli antiplagjiaturë, kontrolli i ligjshmërisë së titujve akademikë është pjesë e kritereve kryesore për çdo person, për çdo kolegë të universitetit Bujqësor që pretendon të kandidojë për një pozicion. Kështu që në këtë kontekst ne jemi të qetë sepse ballafaqohemi me një detyrim ligjorë faktikisht, por nuk është vetëm kjo. Komisioni për kontrollin antiplagjiaturë është i ngritur permanent nga universiteti Bujqësor ku çdo punim doktorature dhe çdo artikull i nënshtrohet këtij sistemi.

Rektori i këtij universiteti Fatbardh Sallaku garon për një mandat të dytë. Në zgjedhjet që mbahen më 21 Qershor, ai nuk ka përballë asnjë kandidat rival.

Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor: Kuptohet që ky është një ballafaqim që ne e bëjmë me stafin akademik sepse çdo drejtues kur vjen në këtë pozicion ka paraqitur një platformë para katër vitesh ku ne kemi detyrimin moral, por edhe institucional që ti të shkosh dhe të përballesh me ato që ke premtuar çfarë ke realizuar konkretisht. Mua më rezulton se universiteti Bujqësor krahasuar me para katër vitesh është në një stad shumë herë më lartë seç ka qenë. Është më prezent në të gjithë shoqërinë shqiptare, është prezent në të gjithë komunitetin rural dhe aty ku është më e rëndësishme në komunitetin ndërkombëtarë.

Mungesa e alternativës është pothuaje në të gjitha universitetet pasi për rektor ka vetëm nga një kandidat edhe në universitetin e Mjekësisë edhe në universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik.

Klan News