Për shkak të vetos nga Austria, rrugët tokësore nuk janë përfshirë nga frika e emigracionit të paligjshëm

Pas më shumë se një dekadë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan pjesërisht anëtarëve të zonës Shengen.

Udhëtarët tani janë në gjendje të lëvizin midis dy vendeve të Evropës Lindore dhe pjesës tjetër të BE-së pa pasur nevojë të kalojnë përmes kontrollit të vizave dhe pasaportave. Megjithatë, për shkak të vetos nga Austria, rrugët tokësore nuk janë përfshirë për shkak të frikës se kjo do t’u mundësonte emigrantëve nga jashtë BE-së të hyjnë më lehtë.

“Ky është një sukses i madh për të dyja shtetet. Një moment historik për zonën Schengen, zonën më të madhe në botë të lëvizjes së lirë. Së bashku, ne po ndërtojmë një Evropë më të fortë e më të bashkuar për të gjithë qytetarët tanë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një deklarate.

Të dy vendet shpresojnë të bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen deri në fund të vitit. Ata janë dy shtetet e vetme anëtare të BE-së që nuk gëzojnë përfitimet e plota të Shengenit. Edhe Kroacia, e cila u bashkua me bllokun pas Rumanisë dhe Bullgarisë, u pranua plotësisht në zonën Shengen në Janar të vitit të kaluar.

Schengeni u lejon më shumë se 400 milionë njerëzve të udhëtojnë lirshëm pa kontrolle të brendshme kufitare. Në këtë zonë tani përfshihen 29 shtete evropiane, 25 prej tyre janë anëtarë të BE-së, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Klan News