Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa para Gjykatës nuk kanë pranuar se janë autorë të dy grabitjeve në rrugën e Rinasit. 28-vjeçari Avdulaj ka qenë i pari që doli para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai ka filluar të flasë, por është ndërprerë nga avokati duke thënë se ata nuk ishin të qartë me provat dhe preferojnë të shprehen në një moment tjetër. Por për prokurorinë dhe policinë Avdulaj ka patur rol kryesorë në dy grabitjet. Nga hetimi është faktuar se vlonjati ka patur detyrën të vëzhgojë blindat me para që dilnin nga banka.

Pasi kanë dalë nga telefoni i tij ai ka nisur një mesazh ku shkruante se “u nis vajza”. Por hetuesin nuk kanë mundur të idetifikojnë marrësin e këtij mesazhi. Edhe i ndaluari tjetër si pjesë e këtij grupi Ernest Kupa ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar akuzat e ngritura. Mësohet se ai ka deklaruar se nuk lidhje me grabitjet e ndodhura. Megjithatë policia është e bindur se i riu nga Kruja është pjesë e dy grabitjeve ku janë marrë rreth 7 milion euro.

Të ndaluarit dhe personat e shpallur në kërkim janë parë shpesh në picerinë që i riu nga Kruja kishte ngritur në qytetin e tij. Të mërkurën policia la në burg Fation Xhyliun dhe Ditjon Memlikën si pjesë e bandës që kryen dy grabitje. Në kërkim janë shpallur Jetmir Çerpja dhe Admir Murataj./ TV KLAN