Anjeza Shabani ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës rreth orës 11:00, për t’u njohur me masën e sigurisë. 32 –vjeçarja, komunikimin e parë e ka patur me babain e saj, që e priste në dyert e gjykatës.

I ati i saj, pati dhe një moment acarimi me policinë dhe kameramanët e televizioneve.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Shabani ka shfaqur një gjendje të rëndë emocionale.

anjeza shabani 3

Ajo i ka thënë togave të zeza se videoja e shfaqur në emisionin “STOP”, në Televizionin Klan, ka qënë i vetmi rast kur ka ushtruar dhunë ndaj 3 – vjeçarit.

Prokuroria ka rrëzuar pretendimet e saj, duke sjellë një sërë provash dhe dëshmishë, që faktojnë se dhuna ndaj fëmijës ushtrohej prej të paktën 6 muajsh.

Ata kanë zbardhur edhe mënyrën e sigurimit të provave. Kamerat e fshehta të emisionit “STOP” janë vënë në çantën e fëmijës nga babai. Çanta vendosej nga edukatoret në vende të ndryshme dhe ka regjistruar disa momente dhune, në disa ditë.

Videoja e transmetuar në emisionin “STOP” ishte regjistruar para 20 ditësh.

Pasi ka dëgjuar palët, gjykata ka vendosur të lërë në arrest me burg pa afat, Anjeza Shabanin.

protesta

Jashtë gjykatës, disa gra kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës së ushtruar prej saj.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se 32 – vjeçares i janë bërë edhe dy kallëzime të reja nga prindër të tjerë, të cilët dërgonin në kopshtin “Diren” fëmijët.

Sipas këtyre kallëzimeve, edhe fëmijët e tyre kanë qenë pre e dhunës së ushtruar nga administratorja, Anjeza Shabani.

Tv Klan