Gjykata për Krimet e Rënda la në burg 6  persona e arrestuar tre ditë më parë në Fushë-Krujë me 425 kilogramë kanabis. Mbi ta rëndojnë akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të lëndëve narkotike. Janë lënë në burg  Amarildo Mulleti, Durim Demiri, Hysni Demiri, Shkëlqim  Miri, Bledar Coraj dhe Egli Selaci. Ndërkohë për shtetasin P.D është vendosur masa e sigruisë arrest me burg në mungese pasi ende nuk është ndaluar. Përveç drogës këtyre personave i’u sekuestruan edhe 12 armë zjarri. 

Operacioni u krye në zonën e Fushë Krujës, në aksin Fushë- Krujë Vorë në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike. Fillimisht policia arrestoi Egli Selacin në një furgon ku u gjetën 170 kg kanabis. Më pas u kryen kontrolle në banesat e personave të tjerë ku u gjet pjesa tjetër e drogës dhe armëve.

Tv Klan