dritan-dajtiGjykata e Krimeve të Rënda dha sot vendimin për Dritan Dajtin.

I shpallur fajtor për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm.

Dy javë më parë, këtë masë dënimi e kërkoi Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ky vendim i jep fund një prej gjyqeve më të gjata në vend.

Gjykimi i Dajtit kishte nisur prej më shumë se 4 vjetësh dhe seancat ishin shtyrë më shumë se 200 herë, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

Tv Klan