Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të rrallë kirurgjikale pasi humbi duart në një aksident

Një burrë indian i cili humbi gjymtyrët gjatë një aksidenti në vitin 2020 ka marrë gjymtyrë të reja. Një ekip mjekësh në  një spital në Nju Dehli kryen me sukses  ndërhyrjen e rrallë kirurgjikale e cila zgjati plot 12 orë.

Gjymtyrët janë dhuruar nga një grua e cila  kishte shprehur dëshirën e saj për të dhuruar organet pas vdekjes.

“E ndjera kishte premtuar se do t’i dhuronte organet pas vdekjes së saj. Edhe familja e saj ishte në dijeni, kështu që me lejen e tyre, ne i përdorëm menjëherë gjymtyrët e dhuruara. Marrësi u  bë gati për operacion, grupet e tyre të gjakut u përputhën dhe pas vlerësimit të situatës ne vazhduam me transplantin”.

Kjo ishte procedura e parë e tillë në Nju Delhi, sipas Spitalit ku u krye operacioni.

Mediat indiane shkruajnë se pacienti po reagon mirë pas transplantit ndërsa thonë se organet e së ndjerës kanë transformuar jetën e tre personave të tjerë.

Klan News