buxhukuUlja e taksave që vilen nga karburantet është një prej mënyrave që mund të çojnë  në uljen e çmimit të tyre.

Por për kreun e Konfederatës së Industrive, Gjergj Buxhuku akoma më shqetësuese është cilësia e naftës dhe benzinës që u shitet qytetarëve.

Kreu i Konfindustrias thotë se tregtimi i karburanteve jashtë standardit i ka kushtuar shtetit miliona dollarë humbje.

Që në Shqipëri abuzohet me cilësinë e karburanteve, këtë e tregojnë edhe gjobat e vendosura nga Inspektoriati Qendror Teknik, ku vetëm në vitin 2014 u penalizuan  220 pika të tregtimit me pakicë.

Tv Klan