CANI

Aksioni i shtatorit kundër informalitetit do të nisë nga biznesi i madh dhe ai vip. Detajet e kësaj fushate janë dhënë nga  Minsitri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë një bashkëbisedimi  me gazetarët. Ai tha se informaliteti në vend arrin në 50% dhe se nga ky aksion nuk do të shpëtojnë as punonjësit e administratës që favorizojnë evazionin fiskal.

Ministri Cani thotë se aksoni është hartuar edhe në bashkëpunim me përfaqësues të FMN dhe synon të mbledhë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të ekspertëve dhe të përfaqësuesve të biznesit që paralelsiht me aksionin duhet të ulen edhe taksat, Ministri Cani tha se taksat do të ulen vetëm pasi ndërhyrja të japë efekt. Për rikthimin e taksës së sheshtë Ministri thotë se nuk është në planet e qeverisë.

Përsa i përket paketës fiskale të vitit 2016 Ministri shprehet se nuk do të ketë asnjë rritje taksash. Ai ka sqaruar edhe arsyen e mosmbledhjes së të ardhurave me 10.5 mld lekë më pak se plani, në 7 muajt e parë të këtij viti. Sipas tij kjo lidhet me rënien e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, rënien e importit të energjisë dhe cigareve.

Tv Klan