Një hetim disa vjeçar ka çuar në arrestimin e dy personave, të akuzuar se kalonin drogë me çanta krahu nga Shkodra drejt Malit të Zi. Ky operacion policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në 2011 -ën.

Në pranga përfunduan 

Blerim Brahimi, 36 vjeç dhe Shemsi Xhaka, 54 vjeç, të dy nga Shkodra, të cilët u kapën dhe u ndaluan gjatë operacionit

.

Ndërsa dy persona të tjerë, L.D dhe M.V  janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre.

Sipas policisë, ata dyshohet se në vijimësi merreshin me trafik të kanabisit, duke e transportuar me çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.

Operacioni policor i quajtur “Të harruarit” u zhvillua nga Policia e Shkodrës, Drejtoria e Hetimit të Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Prokuroria për Krimet e Rënda dhe autoritetet policore të Malit të Zi. Aktualisht, vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim./tvklan.al