U çel Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë. I pranishëm në hapjen e panairit, kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si një mundësi fantastike për promovimin turistik të kryeqytetit.

Erion Veliaj: Ky panair hap siparin e një jave të rëndësishme për turizmin në Shqipëri, që do të vazhdojë me takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe Konferencën e Investimeve në Turizëm e cila mbahet për herë të parë në Tiranë në datat 7-9 prill.

Por për ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, sfida e Shqipërisë nuk janë më shifrat e turistëve, por cilësia e shërbimit.

Gjatë vitit 2023 shqipëria priti 10.1 milionë turistë ndërkoëh që të ardhurat nga ky sektorë arritën në 4,2 miliardë euro.

Klan News