Njerëzit po shpikin lloj-lloj mënyrash për të tërhequr klientët në hotelet e tyre. Një prej hoteleve më të veçantë në botë është hapur në Francë, në “Aquarium de Paris”, ku klientët paguajnë për të fjetur në një dhomë xhami me 35 peshkaqenë.

Ky është edhe i vetmi hotel nënujor në Francë. Media e cilëson si një “Çerdhe dashurie”, e cila u ofron çifteve pamje 360 gradë nga peshkaqenët që vijnë nga të gjitha anët.

Dhoma ndodhet 10 metra nën ujë dhe për të fjetur aty ka disa rregulla, si mos shkrepja e fotove pasi u bën dëm “përbindëshave”.

Megjithëse shumë mund të thonë se nuk do flinin kurrën e kurrës aty, hoteli ka njoftuar se rezervimet për tre muajt e ardhshëm janë mbyllur./tvklan.al