Një çerdhe fëmijësh në Pekin akuzohet se u ka injektuar atyre disa substanca të panjohura dhe gjithashtu ka dhënë pilula dhe shurupe përpara se të flinin gjumë.

Kjo situatë ka krijuar zemërim mes prindërve, të cilët janë çuditur, kur kanë gjetur shenja shpimi gjilpërash tek të vegjlit e tyre.

Ata mendojnë se personeli i ka përdorur ato për të ndëshkuar fëmijët.

Një nga prindërit tha se edukatoret i zhvishnin lakuriq fëmijët e zhurmshëm dhe i detyronin të qëndronin në një dhomë të errët.

Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa kompania që zotëron çerdhe të tilla në të gjitha vendet ka kërkuar falje për shqetësimin që është krijuar.

Ky incident vjen disa javë pasi në një qendër kujdesi për fëmijë në Shanghai u zbulua se ishin abuzuar me disa fëmijë.

/tvklan.al