Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të çmimit “Karli i Madh” në Aachen të Gjermanisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur me fat që vjen nga një vend si Shqipëria që krenohet me frymën e vjetër të tolerancës, si dhe me bashkëjetesën e besimeve fetare.

Edi Rama: Arsyeja kundrejt pasionit. Është një kundërshti që nuk kufizohet thjeshtë në botën e librave, por që shfaqet në rrugë, në parlamente dhe mes qeverive. Unë besoj se duhet t’i rezitojmë tundimit për të menduar se është një temë komplekse dhe për ne. Si mundet dikush ta shohë djallin në sy pa nisur t’i ngjajë atij? Karli i Madh luajti një rol kyç në formësimin e historisë së Evropës, ai që propozoi shkëmbimin kulturor. Arma më e fuqishme që na është vënë në dispozicion, arsimimi, diversiteti duhet ta mirëpresim më shumë se sa ta kemi frikë. Evropa ka mësuar të jetë më shumë vetëkritike se lëvduese për civilizimin e saj.  

Një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve, armiqësi ndaj pikëpmjave ndryshe, prirja censuruese të dukshme. Në botën tonë, t’i lësh mbresë atyre që mendojnë njësoj shkakton debatin deri në pikën shkatërruese. Jam mjaft me fat që vij nga një vend që krenohet me frymën e vjetër të tolerancës, me bashkëjetësen e besimeve fetare. Vetë Shqipëria dhe shqiptarët njihen si të drejtë mes kombeve në një kohë kur njerëzimi po shkatërrohej kudo. Për shqiptarët, toleranca nuk ishte vetëm një shkatërrim pasiv. Të tolerosh, ashtu siç shkruante Gete, është të fyesh, teksa thoshte se toleranca duhet të jetë e bazuar në respekt, përndryshe mbetet sipërfaqësore.

Toleranca që shqiptarët shprehën ndaj hebrenjve duke vendosur jetët në rrezik kundër së keqes, kërkon angazhim me atë që është ndryshe prej nesh, të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt, të vazhdosh të ndërtosh ura. Kërkon që ne të vazhdojmë të sfidojmë veten tonë duke reflektuar mbi anshmëritë tona, duke vënë në pikëpyetje standardet tona morale. Toleranca kërkon të tolerojmë në mënyrë të hijshme.

/tvklan.al