Ceremonia e inagurimit të Donald Trump si presidenti i 54 i Shteteve të Bashkuara, në Washington DC, pritet të jetë më e shkurtra, por edhe më e kushtueshmja në histori.

Parakalimi tradicional thuhet se do të zgjasë vetëm 90 minuta, ndërkohë që në inagurimet e presidentëve të tjerë amerikanë kanë zgjatur më shumë se 4 orë.

Në ceremoninë e 20 Janarit do të marrin pjesë rreth 900 mijë persona, ndërkohë 8 vite më parë në inagurimin e Obamës, pjesëmarrja ishte dyfish.

Shpenzimet thuhet se do të arrijne shifren e 200 milionë dollarëve, 90 mln nga këto janë dhuruar nga donatorë private, pjesa më e madhe do të shkojnë për sigurinë, 28 mijë agjentë që do të qëndrojnë përreth Washingtonit, do t’i kushtojnë qeverisë federale 100 milionë dollarë.

Ndërsa biletat për ta ndjekur nga afër ceremoninë janë shitur edhe 700 dollarë.

Mediat amerikane, ngrenë dyshime për numrin e pjesëmarrësve të ceremonisë, pasi sipas tyre, një pjesë e mirë nuk janë të interesuar për të ndjekur aktivitetin tradicional amerikan, por për të protestuar kundër presidentit të zgjedhur Trump.

Hotelet në Washington, ndryshe nga çdo inagurim presidentësh në histori, këtë herë po përballen me një kërkesë shumë të ulët. Disa prej tyre nuk kanë arritur numrin e rezervimeve as në 50 % të dhomave.

Një numër i madh artistësh i ka thënë jo ftesës për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit, mes tyre Andrea Bocelli dhe grupi italian Il Volo. Edhe emra si Beyoncé dhe Yo-Yo Ma, të cilët morën pjesë në inagurimin e President Barack Obama, të premten nuk do të jenë në skenë.

Tv Klan