Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtine, Atifete Jahjaga i dorëzoi pasardhësit të saj, Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Hashim Thaçi  u inagurua kështu si president i Kosovës, një dite pasi kishte bërë betimin në parlament.

Para të ftuarve të shumtë, krerë shtetesh, qeverish e përfaqesues diplomatikë, mes të cilëve presidenti Nishani, kryeministri Rama e kryeparlamentari Meta, Thaçi u zotua se do të jetë president I të gjithëve.

Ashtu si të enjten, ditën kur u bë betimi i Thaçit në Parlament, edhe inaugurimi nuk kaloi pa probleme.

Pak minuta para nisjes së ceremonisë, pranë sheshit “Skënderbeu” lëvizja “Vetëvendosje” hodhi gaz lotsjellës.

Policia ndërhyri duke arrestuar tre persona të dyshuar si autorë të këtij akti. Ndërsa e gjithë ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Tv Klan