Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i cili pretendon se vendimi për shkarkimin e tij është anti-kushtetuese.

Avokati i tij, Theodhori Sollaku thotë se KQZ nuk ka administruar në dosje vendimet e formës së prerë, të cilat e nxjerrin Rroshin të padënuar. Sipas avokatit edhe vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rroshi kërkon nga Gjykata Kushtetuese dhe shqyrtimin e disa neneve të ligjit për dekriminalizimin, me pretendimin se bien ndesh me Kushtetutën.

Në nisjes së seancës së sotme, pavarësisht mbrojtjes së avokatëve, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Qeverisë kanë theksuar se kërkesa e Rroshit nuk duhet të legjitimohet dhe si e tillë duhet rrëzuar nga Kushtetuesja./tvklan.al