Aleksandar Vuçiç preu “nyjen gordiane” dhe më në fund e bëri publik emrin e kryeministres së re të Serbisë. Ajo është Ana Brnabiç, por kush është ajo në fakt?

Presidenti Aleksandar Vuçiç zgjodhi dilemën disamujore dhe vendosi që për kryeministre të re të Serbisë të propozojë Ana Brnabiç, ministre e deritanishme e pushtetit lokal. Vuçiç e ka justifikuar këtë vendim me aftësitë e saj profesionale dhe personale, por me këtë kandidaturë, ai ka arritur edhe një qëllim tjetër marketingu: të gjitha vendet kanë theksuar se Serbia për herë të parë do të ketë një kryeministre dhe atë – lezbike!

Ana Brnabić – eksperte e parrezikshme

Ekzistojnë disa shkaqe pse Vuçiçi ka propozuar këtë eksperte për kryeministre, shpjegon analisti Branko Radun. “Me zgjedhjet e një personi jashtë partive politike për kryeministër, Vuçiçi ka evituar turbulencat e shumta partiake në partinë e tij, por edhe tek socialistët në koalicion. Brenda partisë së tij ka pasur shumë kandidatë që kanë pretenduar këtë post, ndërkohë edhe lideri i socialistëve Ivica Daçiç ka shpresuar se sërish do të kthehet në postin e shefi të ekzekutivit. Ndërkohë që mendohet se një femër e kalibrit të këtillë do të ketë një komunikim shumë më të mirë me Perëndimin”, mendon Radun.

Shteti serb

Me zgjedhjet e ekspertëve mundësohet zgjidhja më e lehtë e problemeve, sepse zgjidhja e tyre nuk varet prej klaneve politike, pohon Radun. “Por kryeministren e re e presin vendime shumë të rënda“. Ndaj shtrohet pyeta si është e mundur që një politikane pa përvojë të zgjidhë këto probleme të rënda? Branko Radun thotë se Ana Brnabić do të mbështetet nga autoriteti i Vuçiçit, por ai nuk është optimist i madh se kjo do ta ndihmojë tepër për zgjidhjen e problemeve.

“Klanet e mëdha politike dhe ajo që quhet problem i shtetit të Serbisë do të jenë problem, sepse Serbinë e presin reforma të mëdha në ushtri, shërbimet e sigurisë dhe në ekonomi. Ndërkohë që në Serbi kemi një sistem të klaneve që funksionon gjithandej. Ana Brnabić do ta ketë mbështetjen e Vuçiçit por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë“.

Figura politike

Mendoj se Vuçiçi ka vendosur për Brnabić edhe për të evituar konkurrencën e mundshme nga ndonjë kryeministër i fuqishëm, mendon analisti Dragoljub Petroviç, kryeredaktori i gazetës Danas. Ana Brnabić nuk mund t’ia marrë partinë Vuçiqit, siç ka bërë ai me ish-kryetarin e SNS, Tomisllav Nikoliç“.

 Nga ana tjetër, shtrohet edhe çështja e autoritetit të saj, sepse në kabinetin qeveritar do të ketë shumë politikanë me përvojë dhe autoritet. Dragoljub Petroviç mendon se Brnabić do ta ketë shumë të vështirë. “Në qeveri do të ketë jo vetëm politikanë me përvojë por edhe lojtarë të ndyrë politikë, të cilët janë besnikë ndaj Vuçiçit. Ndaj besoj se kryeministrja do të ketë shumë më pak pushtet se Vuçiçi”.

SNS e mbizotëruar nga Vuçiqi

Mediat serbe kanë dhënë vlerësime të ndryshme në kohën para bërjes publike të emrit të kryeministres së re. Është thënë madje se Ivica Daçiçi do të rrëzojë qeverinë, në rast se nuk bëhet kryeministër. Branko Radun mendon se SNS do të jetë e pakënaqur, për shkak se mandati i është besuar një personi jashtë partisë. Megjithatë Radun nuk pret ndonjë tensionim të madh, për shkak të autoritetet të Vuçiçit. Vuçiçi do të humbë mbështetjen e opinionit konservator për shkak të orientimit seksual të kryeministres (lezbike), por do të fitojë mbështetjen e opinionit liberal.

Orientimi seksual i Ana Brnabić do të jetë temë e trajtuar gjatë tërë mandatit të saj. Në disa media thuhet se kjo përzgjedhje e Vuçiçit do të ketë efekt të mirë marketingu. Presidenti është mjeshtër i marketingut, thotë Dragoljub Petroviç. “Ai e di që përzgjedhja e tij nuk do t’i pëlqejë shumë zgjedhësve në Serbi, por do të pëlqehet nga shumë partnerë perëndimorë. Ndërsa sa i përket Rusisë, mbështetja do të forcohet pasi të vijnë në Serbi Migët e parë nga ky vend. Pra kemi një lloj politik, e ku secili do të gjejë ndonjë shkas për të mbështetur Vuçiçin dhe qeverinë, që punën e mbështet si tek LGDP edhe tek Migët.”./DW