Sulltanesha e kinematografisë turke, Turkan Soray, i është nënshtruar një operacioni pasi është prekur nga sindromi cushing.

Kohë më parë, menaxherja e saj tha se pas kilogramëve të tepërta të aktores, e cilësuar si ndër më të bukurat e historisë kinematografike të Turqisë, fshihet një sëmundje që quhet sindromi cushing.

“Turkan Soray ka kryer një operacion si pasojë e sindromës cushing dy vite më parë. Tashmë ajo ka rifilluar trajtimin pasi i njëjti sindrom ka prekur edhe veshkën e saj të dytë. Kjo është një sëmundje që siguron prodhimin e tepërt të kortizonit dhe shkakton shtimin në peshë”,

tha Bircan Silan kohë më parë, duke folur për aktoren e njohur në Shqipëri si Asya e filmit “Shamikuqja”.

Media turke raportoi se operacioni ishte kryer sot.

Sipas “Hurriyet”, operacioni i kryer në një spital në Stamboll ka kaluar me sukses dhe gjendja shëndetësore e aktores është e mirë.

Por kaq ka mjaftuar që emri i saj të futet në listën e TT (Trend Topic) në Twitter, duke krijuar edhe panik lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, pasi shumë pyesnin nëse

“i ka ndodhur gjë sulltaneshës?”

. /tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”330″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]